Kosovë
Dëmet nga moti i rënduar, KEDS publikon fotografi nga gjendja në terren
Jul 21, 2026
20:13
KEDS ka publikuar fotografi nga gjendja në terren pas motit të rënduar që ka mbizotëruar vendin.
Në një postim në Facebook, KEDS thekson se ekipet janë ananazhuar në terren.
“Duke marrë parasysh kushtet e jashtëzakonshme atmosferike, ekipet tona janë të angazhuara me të gjitha kapacitetet në terren.
Po punohet me intensitet të shtuar për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i rënduar dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike në zonat më të prekura”, thuhet në postim. /Ekolajmi/











BASHKOHUNI NË DISKUTIM