Aktuale
Burnham zyrtarisht kryeministër i Britanisë së Madhe
Jul 20, 2026
16:49
Andy Burnham u bë zyrtarisht kryeministër britanik të hënën, pasi ishte zgjedhur tashmë si udhëheqës i Partisë Laburiste të vendit javën e kaluar.
Burnham, i cili deri vonë shërbente si kryetar bashkie i Manchesterit, pasoi kryeministrin në largim Keir Starmer.
Burnham ishte i vetmi kandidat në zgjedhjet pasuese për udhëheqje, duke fituar në fund nominime nga 379 nga 403 anëtarët e parlamentit të Partisë Laburiste – nga 650 deputetët në total – në Dhomën e Komunave.
Burnham do të bëhet udhëheqësi i shtatë që merr frenat e vendit në 10 vitet e fundit, që shpërfaq një pasqyrim të turbulencave politike dhe ekonomike që kanë përfshirë vendin që nga votimi i Brexit në vitin 2016.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM