Aktuale
Ambasada e Kosovës në Kroaci shpërndau ushqime për bashkatdhetarët në pikën kufitare Bajakovo
Me rastin e fluksit të shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror, stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ishte sot i pranishëm në Pikën Kufitare Bajakovo, ku shpërndau ujë dhe pako ushqimore për bashkatdhetarët tanë në pritje të kalimit kufitar.
“Edhe pse kolonat e automjeteve janë të gjata, sipas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente, koha e pritjes për kalimin e kufirit aktualisht është vetëm 10–15 minuta. Në funksion janë tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe efikas”, thuhet në njoftim.
Kolonat janë kryesisht pasojë e zbatimit të Sistemit EES (Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura të reja të kontrollit kufitar dhe ka ndikuar në ngadalësimin e përkohshëm të qarkullimit, vijon njoftimi.
Postimi i plotë:
Ambasada e Republikës së Kosovës pranë bashkatdhetarëve në Pikën Kufitare Bajakovo
Me rastin e fluksit të shtuar të udhëtarëve gjatë sezonit veror, stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë ishte sot i pranishëm në Pikën Kufitare Bajakovo, ku shpërndau ujë dhe pako ushqimore për bashkatdhetarët tanë në pritje të kalimit kufitar.
Edhe pse kolonat e automjeteve janë të gjata, sipas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente, koha e pritjes për kalimin e kufirit aktualisht është vetëm 10–15 minuta. Në funksion janë tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe efikas.
Kolonat janë kryesisht pasojë e zbatimit të Sistemit EES (Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura të reja të kontrollit kufitar dhe ka ndikuar në ngadalësimin e përkohshëm të qarkullimit.
Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës, shprehim falënderimin tonë të veçantë për z. Hakif Qenaj, i cili dhuroi pakot ushqimore të shpërndara për udhëtarët. Kontributi i tij përfaqëson një akt të çmuar solidariteti dhe kujdesi ndaj bashkatdhetarëve tanë.
Ambasada e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve të saj, duke monitoruar situatën në pikat kufitare dhe duke ofruar mbështetje sa herë që kjo është e nevojshme.
U dëshirojmë të gjithë bashkatdhetarëve tanë një udhëtim të sigurt dhe të mbarë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM