Aktuale
Mjekja kërkon masa urgjente: Të shkurtohet orari i punës në ndërtimtari për shkak të vapës
Punëtorët e ndërtimtarisë që punojnë në ambiente të hapura duhet të kenë orar të shkurtuar ose puna të organizohet në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë Kosovën, ka bërë thirrje mjekja Jehona Krasniqi-Zhuti.
Ajo paralajmëron se mosmarrja e masave në kohë mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e qytetarëve.
Ajo tha se institucionet nuk duhet të mjaftohen vetëm me këshilla për qytetarët, por të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e shëndetit publik.
Sipas saj, vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet edhe punëtorëve që punojnë në ambiente të hapura, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.
“Duhet të shkurtohet orari i punës ose të organizohet puna në orët e hershme të mëngjesit dhe në mbrëmje. Këto janë vendime praktike që do ta mbronin shëndetin e qytetarëve”
Krasniqi-Zhuti shtoi se temperaturat e larta dhe luhatjet e mëdha klimatike janë të rrezikshme edhe për personat plotësisht të shëndetshëm, ndërsa theksoi se jo të gjitha institucionet në Kosovë kanë kushte të përshtatshme për t’i përballuar këto temperatura.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM