Aktuale
“Pastroni edhe në shtëpi” – reagime në Japoni për tifozët e kombëtares
Tifozët japonezë të futbollit prej vitesh janë vlerësuar në mbarë botën për sjelljen e tyre shembullore në stadiume, duke pastruar mbeturinat pas ndeshjeve të Kupës së Botës.
Megjithatë, këtë herë, veprimi i tyre ka hapur një debat të ri brenda vetë Japonisë.
Fotografi të publikuara së fundmi, ku tifozët shihen duke pastruar tribunat me qese mbeturinash pas një ndeshjeje, janë interpretuar nga disa si një “standard i dyfishtë”, duke ngritur diskutime për ndarjen e punëve të shtëpisë mes burrave dhe grave.
Në rrjetet sociale është bërë virale një postim që krahason një burrë japonez duke pastruar stadiumin, me të njëjtin person në shtëpi i relaksuar në divan, duke përdorur telefonin, ndërsa bashkëshortja e tij kujdeset për punët e shtëpisë.
Postimi theksonte se burrat në Japoni duhet të marrin më shumë përgjegjësi në shtëpi, pasi sipas të dhënave, koha që ata shpenzojnë në punë shtëpiake është ndër më të ulëtat në botë. Ky postim ka marrë mbi 60 mijë pëlqime në platformën X.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM