Aktuale
evroTarget dhe KiKxxl et Kosova – Sponsorë të Prishtina Outdoor Festival, i hapur sot me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë
evroTarget dhe KiKxxl janë sponsorë të Prishtina Outdoor Festival, i cili sot u hap zyrtarisht me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, duke shënuar nisjen e aktiviteteve të festivalit të dedikuara promovimit të një jetese të shëndetshme dhe aktive.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës, të cilët mbështetën këtë iniciativë dhe theksuan rëndësinë e promovimit të aktiviteteve sportive dhe jetesës së shëndetshme në kryeqytet.
Festivali synon të bashkojë pjesëmarrës të të gjitha moshave dhe niveleve të përgatitjes fizike, duke ofruar aktivitete të ndryshme në natyrë si ecje, sporte rekreative, lojëra në grupe dhe ushtrime fizike të udhëhequra nga profesionistë. Qëllimi i tij është nxitja e aktivitetit fizik, mirëqenies dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit.
Me mbështetjen e evroTarget dhe KiKxxl në Kosovë, festivali siguron kushte më të mira organizative dhe një program të pasur aktivitetesh për të gjithë pjesëmarrësit.
Prandaj mbështesin iniciativa sportive, aktivitete për të rinjtë dhe projekte që promovojnë një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM