Aktuale
Muqa Solar ekspozues në Panairin HO.RE.CA 2026
Kompania Muqa Solar po merr pjesë si ekspozuese në Panairin HO.RE.CA Kosovë 2026, ku do të prezantojë zgjidhjet e saj inovative në fushën e energjisë solare dhe efikasitetit energjetik.
Gjatë panairit, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me sistemet moderne që kompania ofron për bizneset, duke ndihmuar në uljen e kostove operative dhe promovimin e investimeve në energji të qëndrueshme.
Me përvojë të konsoliduar në implementimin e projekteve fotovoltaike për sektorin afarist dhe industrial, Muqa Solar mbështet bizneset e hotelerisë, gastronomisë dhe turizmit me zgjidhje të besueshme për prodhimin e energjisë së pastër dhe rritjen e efikasitetit energjetik.
Pronari i Muqa Solar, Xhevat Muqa, theksoi për Ekolajmin se pjesëmarrja në këtë panair është një mundësi unike për t’u njohur me biznese nga sektori i HORECA-s, si dhe për të krijuar mundësi të reja rrjetëzimi me kompani dhe partnerë të ndryshëm nga vendi dhe jashtë tij.

Pjesëmarrja në HO.RE.CA Kosovë 2026 përfaqëson një mundësi të rëndësishme për kompaninë që të prezantojë teknologjitë më të fundit dhe të krijojë bashkëpunime të reja me bizneset vendore dhe ndërkombëtare.

Panairi do të jetë i hapur deri më 21 qershor 2026.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM