Aktuale
Bashkëpunimi Kosovë–Slloveni forcohet përmes inovacionit dhe biznesit
Në kuadër të ceremonisë së prezantimit të Fire Destroyer Kosova, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, përmes projekteve që sjellin inovacion, teknologji dhe mundësi të reja zhvillimi për tregun vendor.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe potencialin për zgjerimin e lidhjeve ekonomike.

Në emër të Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, drejtori ekzekutiv Bajram Fusha përshëndeti këtë iniciativë, duke theksuar se bizneset që sjellin produkte dhe zgjidhje inovative kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në rritjen e sigurisë, transferimin e teknologjisë dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetin e biznesit.
Sipas tij, iniciativa të tilla janë dëshmi e potencialit që ekziston për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive kosovare dhe sllovene.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM