Top Lajme
Policia sekuestron armë dhe municion në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni në veri të vendit, në fshatin Mala Jabuka të komunës së Zubin Potokut, është gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh dhe municioni në një shtëpi të pabanuar.
Sipas policisë, aksioni është realizuar pas pranimit të një informacioni dhe verifikimeve në terren nga njësitë relevante policore.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar: një armë AK-47, dy karikatorë të zbrazët të kësaj arme, 422 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 13 fishekë të kalibrave të panjohur, një fishek 9×19 mm, dy granata-hedhës (tromblon) dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia ka bërë të ditur se nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM