Aktuale
Oda Sllovene e Bizneseve në Panairin Agrokos & Expokos 2026
Jun 05, 2026
11:59
Oda Sllovene e Bizneseve mori pjesë në Panairin Agrokos & Expokos 2026 në Prishtinë, duke sjellë një prezencë të rëndësishme ndërkombëtare dhe duke promovuar bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Oda Sllovene e Bizneseve, përmes shtandit të saj dhe takimeve të shumta me biznese dhe partnerë të ndryshëm, theksoi mundësitë për investime dhe partneritete të reja, duke forcuar lidhjet tregtare dhe bashkëpunimin rajonal.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM