Shqipëria
U vra gjatë aksionit të policisë në Maliq, familja e efektivit: Nuk duam të prehet në varrezat e Dëshmorëve, do të varroset në vendlindje
Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode në Maliq do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.
Megjithëse statusi i “Dëshmorit të Atdheut” parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.
Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga një sëmundje e rëndë, gjithashtu efektiv policie.
Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.
Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes, Blace. /tch/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM