Aktuale
Drejtuesit e Unionit të Biznesit Shqiptaro-Gjerman takohen me ambasadorin gjerman, në fokus bashkëpunimi ekonomik Kosovë–Gjermani
Përfaqësues të Unionit të Biznesit Shqiptaro-Gjerman, të kryesuar nga Zenun Krasniqi, së bashku me bordin dhe drejtorin ekzekutiv, kanë zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit u diskutua roli i Unionit në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe mundësitë për zgjerimin e investimeve dhe mbështetjen e bizneseve gjermano-kosovare.
Palët theksuan rëndësinë e përmirësimit të kushteve për tregti dhe investime, me qëllim fuqizimin e sektorit privat dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, u diskutuan edhe mundësi të reja për projekte të përbashkëta investuese, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM