Aktuale
Arben Fetai jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë në Maqedonia e Veriut, Arben Fetai, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e tij.
Ai ka bërë të ditur se dorëheqjen ia ka dorëzuar kryeministrit, duke theksuar se gjatë dy viteve në detyrë ka punuar në reforma që lidhen me forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe sundimit të ligjit.
Fetai ka thënë se nuk është plotësisht i kënaqur me rezultatet e arritura, por sipas tij është punuar me përkushtim maksimal për të vendosur themele më të forta institucionale.
Ai e ka cilësuar vendimin si të mirëmenduar dhe të marrë në bazë të rrethanave aktuale, duke shtuar se e konsideron si hapin më të drejtë dhe më dinjitoz në këtë moment.
Dorëheqja e tij vjen pas dy viteve në qeveri, në një periudhë të reformave të deklaruara në fushën e qeverisjes së mirë dhe administratës publike.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM