Aktuale
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë: Nafta më lirë për 3 centë, benzina për 6 centë
May 30, 2026
15:23
Për tri ditët e ardhshme, qytetarët në Kosovë do t’i blejnë derivatet me çmime më të ulëta krahasuar me ditët e fundit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.52 euro për litër, i benzinës në 1.43 euro për litër, ndërsa i gazit në 0.74 euro për litër.
Këto çmime do të jenë në fuqi gjatë së shtunës, të dielës dhe të hënës.
Krahasuar me çmimet e së premtes, nafta është liruar për 3 centë për litër, ndërsa benzina për 6 centë. Të premten, nafta shitej me 1.55 euro për litër, kurse benzina me 1.49 euro.
Çmimet e derivateve kishin shënuar rritje pas tensioneve në Lindjen e Mesme dhe zhvillimeve që ndikuan në tregjet ndërkombëtare të naftës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM