Aktuale
Qytetarët raportojnë probleme në aplikim online për shtesat prej 100 eurove për sektorin jo-publik
Dhjetëra qytetarë kanë raportuar probleme teknike në ditën e parë të aplikimit për subvencionimin prej 100 eurosh për sektorin jo-publik në Kosovë.
Sistemi online u hap sot në kuadër të Pakos për Përballjen me Inflacionin 2.0, ndërsa ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se aplikimi duhet të bëhet individualisht përmes formularit të publikuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Por, menjëherë pas hapjes së platformës, qytetarë të shumtë nisën të raportojnë vështirësi gjatë aplikimit. Sipas ankesave në rrjetet sociale dhe komenteve në profilin e ministrit, disa persona po njoftohen nga sistemi se “kanë aplikuar më herët”, ndonëse thonë se nuk kanë bërë asnjë aplikim paraprak.
Të tjerë kanë deklaruar se aplikimi nuk po procedohet deri në fund, duke ngritur shqetësime për funksionimin e platformës online.
Problemet teknike kanë shkaktuar reagime të shumta dhe pakënaqësi te qytetarët që po synojnë të përfitojnë nga mbështetja financiare prej 100 eurosh.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM