Ekonomi
Hapet aplikimi për 100 euro për punëtorët e sektorit privat
Ministri në detyrë i Financave ka njoftuar se është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për të përfituar mbështetjen financiare prej 100 eurosh.
Sipas njoftimit, aplikimi bëhet përmes formularit online, ndërsa secili i punësuar duhet të aplikojë individualisht dhe të sigurohet që të dhënat e plotësuara të jenë të sakta.
“Llogaria bankare duhet patjetër të jetë në emër të përfituesit. Aplikimet që përmbajnë gabime, refuzohen”, thuhet në njoftim.
Afati për aplikim është deri më 5 qershor 2026.
Sipas ministrit, të drejtë aplikimi kanë:
– Punëtorët në sektorin privat;
– Punëtorët në organizata joqeveritare (OJQ);
– Punëtorët në entitete publike që nuk marrin pagë nga buxheti përmes listës së pagave, si ndërmarrjet publike dhe RTK-ja.
Kriteret për përfitim janë:
– Përfituesi duhet të ketë të ardhura mujore bruto deri në 1,000 euro;
– Punëtori duhet të jetë i deklaruar në ATK nga punëdhënësi me deklaratën e muajit prill, e dorëzuar deri më 15 maj.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM