Aktuale
OEGJK: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik Kosovë–Gjermani dhe roli i diasporës në fokus
OEGJK ka theksuar se bashkëpunimi dhe thellimi i aktiviteteve konkrete me Unionin mbetet një prioritet i rëndësishëm, me fokus të veçantë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosova dhe Gjermania.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, është diskutuar angazhimi për tërheqjen e investitorëve gjermanë në Kosovë, duke vënë theks të veçantë tek diaspora kosovare në Gjermani. Sipas diskutimeve, diaspora vlerësohet si një potencial i rëndësishëm me mundësi reale për investime në projekte strategjike që mund të avancojnë bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë takimit është trajtuar gjithashtu roli i diasporës si urë lidhëse mes tregjeve ndërkombëtare, investimeve dhe ekspertizës profesionale, duke u konsideruar një faktor kyç në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Me këtë rast, OEGJK i ka bërë ftesë partnerëve që të marrin pjesë në Forumin Gjermano-Kosovar që do të mbahet në tetor 2026. Në këtë forum, Unioni pritet të moderojë edhe një panel të veçantë të dedikuar tërheqjes së investitorëve nga diaspora dhe lidhjes së tyre me mundësitë konkrete të investimit në Kosovë./ekolajmi
BASHKOHUNI NË DISKUTIM