Aktuale
Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë merr pjesë në Forumin Global të Sllovenisë në Maribor
Bëhet e ditur se Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë / Slovenian Business Club Kosovo do të marrë pjesë aktive në Slovenski Globalni Forum, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të biznesit dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe më gjerë.
Drejtori i Odës së Bizneseve në Kosovë, Bajram Fusha, nëpërmjet një postimi në Facebook, theksoi: “Pjesëmarrja në këtë forum synon të kontribuojë në disa drejtime kyçe, duke përfshirë: përfaqësimin dhe promovimin e potencialit ekonomik të Kosovës, forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe krijimin e partneriteteve të reja strategjike dhe lidhjeve B2B”, tha ndër të tjera, Fusha.
Gjithashtu, pjesëmarrja e Odës synon të nxisë promovimin e investimeve, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe të hapë mundësi të reja për bizneset dhe ndërmarrësit kosovarë në tregjet ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit theksojnë se ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimi i përvojave dhe lidhja e komuniteteve të biznesit mbeten çelësi i zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive reale për të ardhmen.



BASHKOHUNI NË DISKUTIM