Aktuale
Rritet për 1 cent çmimi i naftës e benzinës
May 20, 2026
11:23
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.
Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.63 euro. Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.54 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë 0.75 euro për litër.
Çmimet vlejnë për sot dhe janë përcaktuar nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve.
Litri i naftës të martën, ka kushtuar 1.62 euro, i benzinës 1.53 centë, që i bie se derivatet janë shtrenjtuar për 1 cent.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM