OEGJK organizoi takimin e radhës të Klasterit për Arsim dhe Aftësim Profesional, të udhëhequr nga Vildane Kelmendi. Klasteri shërben si një platformë avokuese për anëtarët e OEGJK-së, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e arsimit profesional në Kosove.
Gjatë këtij takimi:
U rishikuan objektivat dhe prioritetet strategjike të Klasterit
U diskutuan sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e aftësive në përputhje me kërkesat e tregut të punës
U zhvillua një takim produktiv me HWK Region Stuttgart, në kuadër të bashkëpunimit me OEGJK-në
Partneritetet bilaterale dhe shkëmbimi i praktikave më të mira gjermane mbeten thelbësore për ngritjen e cilësisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në vend.
Klasteri vazhdon të avokojë për një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet sektorit privat dhe sistemit arsimor, duke kontribuar në:
Përmirësimin e politikave përmes ligjeve, rregulloreve dhe strategjive në këtë fushë
Zhvillimin e aftësive profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës
Krijimin e një fuqie punëtore të kualifikuar dhe konkurruese.


BASHKOHUNI NË DISKUTIM