Aktuale
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë dhe Rrjetit Global të Bizneseve
Një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ekonomik dhe rrjetëzimin ndërkombëtar të bizneseve është shënuar me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë dhe Rrjetit Global të Bizneseve.
Marrëveshja u formalizua në praninë e më shumë se 200 bizneseve dhe përfaqësuesve nga të gjitha kontinentet e botës, duke dëshmuar rëndësinë dhe ndikimin ndërkombëtar të këtij partneriteti strategjik. Drejtori ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve, Bajram Fusha dhe Kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve, Omer Nura, zyrtarizuan bashkëpunimin me synim krijimin e urave të reja të investimit, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ky partneritet synon fuqizimin e rrjetit global të bizneseve, si dhe zgjerimin e rrjetit ndërkombëtar të partnerëve dhe anëtarëve të Odës Sllovene të Bizneseve. Sipas liderëve të këtyre shoqatave, kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lidhjes së kapitalit, dijes dhe përvojës në një platformë të përbashkët, e cila pritet të sjellë mundësi të reja zhvillimi, suksesi dhe ndikimi në tregun global.
Sipas liderëve të këtyre shoqatave, kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lidhjes së kapitalit, dijes dhe përvojës në një platformë të përbashkët, e cila pritet të sjellë mundësi të reja zhvillimi, suksesi dhe ndikimi në tregun global.
Ky bashkëpunim konsiderohet si një sinjal pozitiv për avancimin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare dhe krijimin e mundësive të reja për bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare./ekolajmi







BASHKOHUNI NË DISKUTIM