Aktuale
Ministria e Infrastrukturës nënshkruan kontrata të reja për mirëmbajtjen e autoudhëve
May 17, 2026
12:44
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nënshkruar kontrata të reja për mirëmbajtjen e autoudhëve në Kosovë, me synim përmirësimin e efikasitetit, cilësisë dhe mbulueshmërisë së rrjetit rrugor.
Sipas njoftimit, zbatimi i kontratave ka nisur tashmë në terren, ndërsa do të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme për të siguruar përmbushjen e obligimeve sipas standardeve të kërkuara.
Nga ministria theksohet se qëllimi kryesor është ofrimi i shërbimeve konkrete për qytetarët dhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore në vend.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM