Aktuale
Mbi 1 mijë fluturime në mars, rritet numri i udhëtarëve në aeroport
May 17, 2026
12:04
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se gjatë marsit 2026 janë realizuar 1,082 fluturime, ose 1.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në transportin ajror janë regjistruar gjithsej 338,528 udhëtarë, duke shënuar rritje prej 5.9%. Prej tyre, 175,973 ishin në ardhje, ndërsa 162,555 në shkuarje.
Ndërkohë, transporti hekurudhor ka shënuar rënie. Gjatë marsit, trenat janë shfrytëzuar nga 6,844 udhëtarë, ose 5.1% më pak krahasuar me marsin 2025.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM