Aktuale
Ministrja në detyrë e MINTI-t, Kusari-Lila takon bizneset në Mitrovicën e Veriut: Fokus në zhvillim, punësim dhe stabilitet
Ministrja në detyrë e MINTI-t, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar takim Në Mitrovicën e Veriut me disa nga bizneset kosovare që kanë nisur operimin në këtë pjesë të vendit pas funksionalizimit të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e bizneseve ndanë përvojat dhe sfidat me të cilat po përballen në aktivitetin e tyre, ndërsa u diskutua roli i tyre në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e stabilitetit në këtë zonë.
Bizneset theksuan gatishmërinë për të punësuar qytetarë të të gjitha komuniteteve, duke respektuar barazinë dhe Ligjin e Punës, si dhe duke kontribuar në krijimin e një ambienti të qëndrueshëm ekonomik dhe social.
U vlerësua se stabiliteti, siguria dhe mirëqenia ekonomike janë faktorë të ndërlidhur ngushtë me përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Kusari-Lila ndër të tjera theksoi se kjo ministri mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin ekonomik, investimet dhe rritjen e punësimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës./Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM