Aktuale
Hapet fabrika e valixheve në Kaçanik me ndërmjetësimin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, 200 vende të reja pune
May 14, 2026
17:35
Në Kaçanikun e Vjetër u bë hapja solemne e fabrikës për prodhimin e valixheve nga kompania “Mirova”, me ndërmjetësimin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.
Ky investim i rëndësishëm pritet të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar fillimisht rreth 200 vende të reja pune
Produktet “Made in Kosova” do të eksportohen kryesisht në tregun amerikan dhe atë britanik, duke e kthyer Kosovën në një qendër të rëndësishme prodhimi dhe eksporti.
Kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Omer Nura, falënderoi investitorët për besimin ndaj Kosovës, duke e cilësuar këtë investim si një hap të madh për fuqizimin e sektorit prodhues dhe ekonomisë së vendit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM