Aktuale
Marta Kos do ta vizitojë Kosovën më 15 maj
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, pritet të zhvillojë vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë javën e ardhshme, konkretisht të premten më 15 maj.
Lajmi është bërë i ditur nga burime jozyrtare në institucionet e Bashkimit Evropian për Radion Evropa e Lirë, ndërsa konfirmimi zyrtar i vizitës pritet të bëhet në ditët në vijim.
Kjo do të jetë hera e parë që Marta Kos viziton Kosovën që nga marrja e detyrës si komisionere për Zgjerim në Komisionin Evropian, më 1 dhjetor 2024.
Që nga fillimi i mandatit të saj, ajo ka realizuar vizita në të gjitha vendet e përfshira në procesin e zgjerimit të BE-së, përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Partneritetit Lindor, në disa raste edhe më shumë se një herë.
Sipas zyrtarëve evropianë, mungesa e një vizite në Kosovë deri më tani është ndërlidhur me situatën politike në vend dhe mungesën e institucioneve plotësisht funksionale gjatë muajve të fundit. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM