Aktuale
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë në shkollat “Naim Frashëri” dhe “Hasan Prishtina” në komunën e Shtimes
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi shkollën “Naim Frashëri” në Shtime dhe atë “Hasan Prishtina” në fshatin Godanc të kësaj komune, për të përuruar investimet për efiçiencë të energjisë.
Kryeministri në detyrë Kurti tha se këto investime janë tejet të rëndësishme, duke përmendur se në kuadër të investimeve në efiçiencë të energjisë janë renovuar mbi 120 ndërtesa publike në të gjithë vendin, kryesisht shkolla dhe objekte shëndetësore.

“Efiçienca e energjisë njëmend tingëllon si një term teknik. Por në shkollë, ajo kuptohet shumë thjesht: klasa më të ngrohta në dimër, ndriçim më i mirë, ajër më i pastër, më pak humbje, më shumë përqendrim dhe më shumë dinjitet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Kjo është politika publike kur shihet nga afër në klasë, në bibliotekë, në laborator të shkollës ku nxënësi mëson në kushte shumë më të përshtatshme”, tha kryeministri në detyrë Kurti. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM