Aktuale
Fluidi Group, simbol i suksesit – Rafuna: Qëndrueshmëria dhe besimi ndërtohen me vite
Drejtori i kompanisë Fluidi Group L.L.C, Berat Mustafa, ka pritur në vizitë kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, të cilin e ka informuar për ecurinë e punës dhe sfidat me të cilat përballen.
Ai ka parë nga afër ecurinë e prodhimit në fabrikën e vajit e margarinës Floil, Rapsol, pijeve të gazuara Fluidi dhe atyre energjike Doubel Force.
Berat Mustafa e informoi se prodhimet e tyre mbulojnë mjaftueshëm tregun vendës dhe po eksportohen në vende jo vetëm të rajonit, por edhe në Evropë, Afrikë e më larg.
Drejtori i kompanisë Fluidi Group L.L.C, Berat Mustafa, tregon se e kanë tregun kryesor Shqipërinë, Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Afrikën.
Sipas tij prodhimet janë të cilësisë së lartë, më të mirat e më të lirat.
Berat Mustafa, tha se prioritet duhet të jetë ndalja e importit dhe qarkullimi i parasë në tregun e brendshëm e cila po mungon dhe mos të eksportohen para jashtë vendit.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna, theksoi se Fluidi Group L.L.C, është një histori që shkon përtej produkteve: vizion, qëndrueshmëri dhe besim i ndërtuar ndër vite.
“Fluidi Group L.L.C. është një rrugëtim i suksesit, i bazuar në punë, cilësi dhe përkushtim të vazhdueshëm”, tha Rafuna.
Kryetari i OEK-ut, theksoi se qëllim strategjik e kanë zhvillimin e prodhimeve vendëse dhe që ato të njihen ndërkombëtarisht.
“Kemi arritur që prodhimet tona ta kenë barkodin ndërkombëtar dhe tani vaji Floil që është ambasador i Kosovës në Afrikë eksportohet me barkodin e Kosovës GS1 381.”
Ai premtoi se shumë shpejt do të ketë edhe shërbime tjera të cilat do t’ia rrisin vlerën prodhimeve kosovare.
Po ashtu, shumë shpejt pritet të publikohet edhe podcasti i plotë mes Berat Mustafa dhe Lulzim Rafuna, ku do të flitet më gjerësisht për sukseset e kompanisë, sfidat e prodhimit vendor, eksportet dhe zhvillimin e ekonomisë kosovare. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM