Kosovë
E kanosi dhe e sulmoi fizikisht nënën, arrestohet i dyshuari në Shtime
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot një grua është paraqitur në stacionin policor në Shtime dhe ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.
Rasti ka ndodhur rreth orës 13:20.
“Më datën 07.05.2026, rreth orës 13:20, në stacionin policor në Shtime është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se ishte viktimë e dhunës fizike dhe kanosjes nga djali i saj.
Viktima kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, mashkull 24-vjeçar, është shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje.
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin e tij për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM