Ekonomi
Verifikimi i njehsorëve elektrikë, IQMT jep të dhënat e fundit nga nëntë inspektimet në Gjilan dhe Mitrovicë
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Komisionin Ad Hoc të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), bën të ditur se po vazhdon çdo ditë të javës aksionin për verifikimin e njehsorëve elektrikë, duke iu përgjigjur secilës ankesë të paraqitur nga ana e konsumatorëve.
Në njoftim thuhet se në kuadër të aksionit të së mërkurës janë realizuar gjithsej 9 inspektime në komunat: Gjilan dhe Mitrovicë.
“Nga këto kontrolle, 3 raste janë vendosur në procedurë të verifikimit në laboratorin e AMK-së, kurse për njehsorët tjerë te tërhequr nga KEDS-i, do të kërkohet sjellja e tyre në laborator për verifikim.
Në bazë të rezultateve, devijimet në orë dhe datë do të përcillen në KESCO për kompensimin e konsumatorëve, kurse për çdo njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë, IQMT-ja do të vazhdojë shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it”, thuhet në njoftim.
Qytetarët ftohen të raportojnë çdo parregullsi të mundshme lidhur me njehsorët elektrikë në: +383 (0) 46 311-000 (Viber) si dhe në konsumatori@rks-gov.net. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM