Aktuale
LAJMI I FUNDIT: Krimet Ekonomike po kryejnë bastisje në Agjencinë Kadastrale
May 06, 2026
11:23
Krimet Ekonomike janë duke kryer bastisje në Agjencinë Kadastrale të Kosovës.
Burime të mirëinformuara të Gazetës Insajderi kanë bërë të ditur se nga këto bastisje ka edhe të arrestuar.
Siç bëjnë me dije këto burime, bastisja po kryhet lidhur me çështje që kanë të bëjnë me prona.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.
Ajo ka bërë të ditur se po zhvillohen bastisje dhe se më vonë do të japin më shumë detaje lidhur me rastin.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM