Aktuale
Ministrja Pacolli në Forumin Ndërkombëtar të Ujit në Stamboll, e mirëpritur në mesin e liderëve ndërkombëtarë
May 05, 2026
17:00
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Ujit në Stamboll, krah liderëve globalë.
Pacolli ka thënë se kjo është dëshmi e peshës së re diplomatike të Republikës së Kosovës në mbrojtjen e mjedisit.
“Për ne, ujërat nuk janë thjesht burim natyror, por aset i sigurisë kombëtare. Ky forum shërben si urë për të integruar ekspertizën dhe teknologjinë e vendeve më të zhvilluara në reformat tona radikale për mbrojtjen e lumenjve dhe ekosistemit. Zëri i Kosovës tashmë ka marrë vendin e merituar në forumet ku vendoset e ardhmja e mjedisit”, ka thënë Pacolli.
Ndërsa ka falënderuar ministrin e Turqisë Ibrahim Yumaklı, për ftesën dhe vlerësimin e lartë ndaj shtetit tonë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM