Ekonomi
Vidhen dy trafo në Trepçë në vlerë rreth 80 mijë euro, Policia: Po hetohet rasti
May 02, 2026
11:25
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në objektet e Trepçës në Mitrovicë.
Sipas raportit 24-orësh, më 1 maj 2026 rreth orës 08:05, një ankues ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në hapësirat e Trepçës, ku kanë vjedhur dy trafo, përkatësisht pjesët e tyre të brendshme prej bakri.
Vlera e dëmit, sipas ankuesit, vlerësohet të jetë mes 60 mijë dhe 80 mijë euro.
Autoritetet bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se janë duke u ndërmarrë veprime për identifikimin e të dyshuarve.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM