Aktuale
Rriten çmimet e derivateve për 1 cent, publikohet vendimi i ri për 2 maj
May 02, 2026
11:17
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 2 maj 2026.
Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.69 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.48 euro për litër. Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 0.85 euro.
Krahasuar me një ditë më parë, më 1 maj, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për 1 cent, pasi atë ditë nafta kushtonte 1.68 euro, ndërsa benzina 1.47 euro për litër.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM