Aktuale
Berisha për Osmanin: Me ditë që flaka i del nuk ka votë prej meje
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar ashpër situatën në Kuvend para fillimit të seancës së sotme, duke thënë se procesi për zgjedhjen e Presidentit është i paqartë dhe pa rregull.
“Sot nuk e dim as pse jemi ardh… jemi në një situatë që nuk po vlen asgjë, nuk dihet çfarë bëhet”, ka deklaruar ai, duke shtuar se qëndrimet dhe propozimet po ndryshojnë brenda pak minutash.
Berisha ka thënë se procesi ka humbur drejtimin institucional.
“Nuk ka rëndësi çka thotë njeri në foltoren e Kuvendit… erdha me qëllimin me zgjedh një kandidat, opozita tha tre i ka, dhe kur erdhëm ishin dy gra të respektuara, pra ndryshun fjalët për 15 minuta”, ka shtuar ai për Klan Kosovën.
Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër mënyrën e funksionimit të procesit dhe u shpreh se nuk ka votë për Vjosa Osmanin.
“Vjosa Osmanit, me ditë që flaka i del nuk ka votë prej meje, sepse ka qenë argate e Kurtit dhe kurrë hajrin s’ja kemi pa për asgjë dhe nuk e meriton me qenë presidente”, ka deklaruar Berisha.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM