Aktuale
Kuvendi miraton marrëveshjen për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Apr 27, 2026
15:35
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 93 vota për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovë dhe Shqipëri për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Projektligji mori mbështetje të plotë, pa asnjë votë kundër apo abstenim, duke reflektuar një konsensus të gjerë politik.
Deputeti i Lëvizja Vetëvendosje, Bylbyl Sokoli, theksoi se vota pro është mbështetje për zhvillimin e sportit dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM