Aktuale
Trump: Unë po e mbaj të mbyllur Ngushticën e Hormuzit
Donald Trump ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për shkak të vendimeve të tij dhe se Shtetet e Bashkuara kanë, sipas tij, kontroll të plotë mbi këtë pikë kyç detare.
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan pohoi se ngushtica do të hapet vetëm kur të arrihet një marrëveshje.
Sipas tij, palët e tjera do ta kishin hapur tashmë këtë korridor detar, por ai pretendon se ka ndikuar drejtpërdrejt në mbajtjen e tij të mbyllur.
“Ata do ta kishin hapur para tri ditësh. Erdhën te ne dhe thanë ‘do të pajtohemi ta hapim ngushticën’”, shtoi Trump.
Ai po ashtu deklaroi se, nëse ngushtica do të hapej menjëherë, Irani do të gjeneronte rreth 500 milionë dollarë në ditë nga tregtia përmes saj.
“Unë jam ai që e kam mbajtur të mbyllur”, tha ai, duke shtuar se hapja e saj do të ndodhë vetëm pas një marrëveshjeje.
Trump gjithashtu pranoi se situata mund të ndikojë përkohësisht në çmimet e karburanteve në SHBA, duke thënë se amerikanët mund të paguajnë më shumë “për një periudhë të shkurtër”, nëse procesi i marrëveshjes zgjat.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM