Aktuale
LAJMI I FUNDIT: Nis procedura për ndryshimin e buxhetit, pakoja për sektorin privat pritet të zbatohet në qershor
Apr 23, 2026
12:09
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilin ndër të tjera ka miratuar edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Kjo procedurë pritet t’i paraprijë pakos së inflacionit e cila është paralajmëruar nga ministri Murati.
Jozyrtarisht mësohet pakoja do të përfshijë vetëm sektorin privat dhe paratë për punëtorët ka gjasë që të dalin me 1 qershor.
Ministri Murati dhe kryeministri Kurti pritet që në fillim të muajit maj do të dalin me informacione të detajizuara për këtë pako.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM