Aktuale
Halil Geci kundërshton pretendimet e vëllezërve të tij: Deklarata e Fatosit është zmadhuar
Halil Geci i ka dalë në mbrojtje djalit të tij, Fatos Gecit, për deklaratat e tij skandaloze në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka kundërshtuar pretendimet e vëllezërve të tij, të cilët kanë thënë se fjalimin e lexuar në kuvend kundër ish-krerëve të UÇK-së, deputetit të VV-së ia ka shkruar dikush nga deputetët e VV-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar reagimet ndaj fjalimit të djalit të tij janë propagandë.
“Ata që po e akuzojnë Fatosin e kanë për qëllim të dëmtojnë koalicionin me VV-Guxo , Albin Kurtin dhe Donika Gërvallën ,nuk e kanë fare me Fatosin. Reagimi i Fatosit erdhi pasi një deputet nga PDK deklaroi se “po frikësohemi nga Hashim Thaçi”. Në këtë kontekst, Fatosi reagoi duke thënë se, për veprat për të cilat akuzohet Thaçi, ekziston mundësia që ai të përballet me një dënim të rëndë. Kjo që ka thënë Fatosi është diçka që e di e gjithë bota shqiptare. Megjithatë, deklarata e tij është zmadhuar sikur ai të ishte vendimtar për fatin e procesit gjygjësor, sikur prej tij të varej lirimi apo dënimi”, ka shkruar ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM