Aktuale
Transformimi i Kardiologjisë, ambasadori i Luksemburgut: Po shpëtohen jetë!
Këtë të mërkurë është përuruar transformimi i Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Në fjalën e tij, ambasadori Dietz tha se falë këtyre investimeve po shpëtohen jetë njerëzish, për çka u shpreh mirënjohës.
“Luksemburgu veproi shpejt dhe në gusht filluam renovimin. Renovimi ka përfunduar në nëntor dhe mijëra pacientë janë trajtuar. Po shpëtohen jetë njerëzish, kjo është e rëndësishme”, tha Dietz.
Ai shtoi se Luksemburgu dëshiron të vazhdojë të investojë në mirëqenien shëndetësore, sidomos në fushën e kardiologjisë.
Ndërsa Kurti dhe Vitia u shprehen tejet falënderues për arritjet në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM