Sport
Padel Zone feston 1-vjetorin me “PADEL FEST 2026” – tri ditë energji, sport dhe argëtim në Prishtinë
Padel Zone, një qendër moderne sportive e dedikuar për lojën e padelit dhe promovimin e një stili jetese aktive në Prishtinë, po shënon një moment të veçantë në rrugëtimin e saj – 1-vjetorin e themelimit – dhe këtë sukses po e feston në mënyrën më të mirë të mundshme: me një festival treditor plot energji, sport dhe atmosferë unike.
“PADEL FEST 2026” do të mbahet më 15, 16 dhe 17 maj në ambientet e Padel Zone në Prishtinë, duke premtuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit, pavarësisht moshës apo nivelit të përvojës në sport.
Gjatë këtyre tri ditëve, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë turne padeli, lojëra argëtuese dhe sfida të ndryshme sportive që sjellin emocion dhe konkurrencë pozitive. Përveç aktiviteteve sportive, festivali do të pasurohet edhe me muzikë live dhe performanca nga DJ të ndryshëm, duke krijuar atmosferë festive gjatë gjithë ditës dhe natës.
Organizatorët kanë paraparë gjithashtu dhurata, surpriza dhe aktivitete të shumta për familje, duke e bërë këtë event të përshtatshëm për të gjithë – nga fëmijët te të rriturit. Nuk do të mungojnë as ushqimet dhe pijet, duke krijuar një ambient relaksues dhe social për të gjithë të pranishmit.
“PADEL FEST 2026” nuk është thjesht një festival sportiv – është një festë e komunitetit, një reflektim i rrugëtimit të deritanishëm dhe një falënderim për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj historie./Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM