Aktuale
Haxhiu: Duhet të përmbyllet sa më shpejt procesi për Kryeprokurorin e Shtetit
U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, me të cilin ka diskutuar për gjendjen në sistemin prokurorial dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor.
Sipas njoftimit, në takim është biseduar për arritjet dhe reformat në drejtësi, si dhe për domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
Po ashtu, pjesë e diskutimit kanë qenë edhe nevojat buxhetore, infrastruktura, si dhe nevoja për më shumë prokurorë dhe staf mbështetës, çështje të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në efikasitetin institucional.
Haxhiu ka riafirmuar përkushtimin e saj për ruajtjen e pavarësisë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM