Aktuale
PDK: Qeveria të ndërpresë lojën politike për ngritjen e çmimit të rrymës
Partia Demokratike e Kosovës këtë të martë ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.
Në fjalën e tij, deputeti i PDK-së, Ferat Shala kërkoi se Qeveria të mos ndërhyjë në punën e organeve të pavarura, si dhe potencoi se organi qeverisës të ndërpresë lojën politike me procesin tarifor për ngritjen e çmimit të energjisë, që sipas tij, është proces i korruptuar deri në palcë.
“Hapur shihen synimet e centralizimit, politizimit juridik të sektorit energjetik. Të ndërpritet presioni dhe ndërhyrja mbi organet e pavarura, siç është Rregullatori dhe institucionet e tjera. Qeveria urgjentisht duhet të ndërpresë lojën politike me procesin tarifor për ngritjen e çmimit të energjisë, proces ky që tashmë është i korruptuar deri në palcë. Qeveria të ndërpresë ndërhyrjet në aferat e njehsorëve elektrikë, dhe të ndihmojnë në zbardhjen e tyre”, tha Shala.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM