Aktuale
Një zyrtar i lartë amerikan sot do të jetë për vizitë në Kosovë
Apr 21, 2026
10:27
Gjatë ditës së sotme dhe nesër në vendin tonë do të qëndrojë për vizitë zyrtare Ambasadori i SHBA-së në NATO, z. Mathew Whitaker.
Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM