Aktuale
“Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?”, Gold Ag pas vendimit: Zoti e mëshiroftë Liridonën
Apr 21, 2026
15:38
Këngëtari Gold Ag ka reaguar pas dënimit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar: “Në këtë botë u munduat të arsyetoheni, por çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit, atje ku Gjykatësi suprem është Zoti fuqiplotë?”.
Artisti ka përgëzuar gjyqtaren Fatime Dërmaku e cila edhe e shqiptoi dënimin.
“Zoti e mëshiroftë Liridonën, prindërit, fëmijët e familjen i bashkoftë me të në Xhenet. Të lumtë gjyqtare Fatime Dermaku”, ka shkruar ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM