Aktuale
107 persona ndalohen për tre muaj nga Prokuroria e Pejës
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti (janar, shkurt dhe mars) janë ndaluar gjithsej 107 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, ndalimet janë kryer nga prokurorët e shtetit në kuadër të Departamentit të Krimeve të Rënda, Departamentit të Përgjithshëm dhe atij për të Mitur. Të gjithë personat janë ndaluar për një periudhë prej 48 orësh, në përputhje me dispozitat e Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Mesatarisht, gjatë kësaj periudhe janë ndaluar rreth 36 persona në muaj.
Prokuroria Themelore në Pejë thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe në ndjekjen penale të të gjithë personave që bien ndesh me ligjin, duke garantuar zbatimin e rendit dhe ligjshmërisë në vend.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM