Aktuale
Kuvendi vendos për tri seanca
Apr 20, 2026
15:33
Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e parlamentit, Albulena Haxhiu pas mbledhjes së kryesisë.
Ajo tha se seanca e parë mbahet të enjten me fillim të orës 10:00, ndërkaq dy të tjera të premten, njëra ndër to solemne për Eliot Engel, kongresistin i cili vdiq, më 10 prill.
“Kemi vendosur që t’i mbajmë tri seanca të kuvendit, secila prej tyre është me rëndësishme se tjetra, kemi obligime para qytetarëve. Me këtë rast e para mbahet më 23 prill nga ora 10:00, të tjerat mbahen të premten, një dedikuar për Eliot Engel si seancë solemne, tjetra me pika të rendit të ditës, Bordin e RTK-së dhe KPM-së dhe të tjera si këto”, tha Haxhiu.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM