Aktuale
BE-ja dhe Qeveria e Kosovës ndajnë 40 bursa të reja për master për shërbyesit civilë të ardhshëm të Kosovës
Bashkimi Evropian në Kosovë, Qeveria e Kosovës dhe konsorciumi zbatues i përbërë nga universiteti “Aristotel” i Selanikut dhe Institut National du Service Public, njoftojnë me krenari për përzgjedhjen e suksesshme të përfituesve të randit XVI të programit të bursave pasuniversitare të BE-së për qytetarët e Kosovës – Young Cell Scheme.
Në këtë event do të marrin pjesë përfaqësues nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Qeveria e Kosovës, partnerët zbatues dhe përfituesit e bursave të këtij viti. Ky aktivitet do të shërbejë si një mundësi për të prezantuar parimet kryesore të programit dhe për të paraqitur zyrtarisht përfituesit e rinj të bursave.
Mediat janë të ftuara të përcjellin këtë aktivitet. Ju lutemi të arrini jo më vonë se ora 16:45 për të mundësuar kohë për vendosjen e pajisjeve.
Përmbledhje e programit Young Cell Scheme
Young Cell Scheme, programi i përbashkët i BE-së dhe Kosovës për bursa pasuniversitare për qytetarët e Kosovës, vazhdon të mbështesë mundësitë e arsimit të lartë për profesionistët e rinj, duke nxitur ekselencën akademike dhe duke forcuar kapacitetin udhëheqës të Kosovës në të ardhmen përmes arsimit të financuar nga BE-ja.
Përfituesit do të kenë mundësinë të ndjekin programe masteri të financuara plotësisht në universitete në shtetet anëtare të BE-së në fusha të ndryshme, përfshirë integrimin evropian dhe planifikimin e politikave, drejtësinë, ekonominë, digjitalizimin, inxhinierinë dhe fusha të tjera akademike. Pas përfundimit të studimeve, të gjithë përfituesit do të punojnë në shërbimin civil të Kosovës për tre vjet. Duke u angazhuar në shërbimin civil, programi ndihmon që njohuritë e fituara të përdoren në mënyrë efektive në Kosovë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM