Aktuale
KIESA prezantoi skemën e granteve për arsimin dual për bizneset në Kosovë, në sesion mori pjesë edhe SHPDK
Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), Zenel Kelmendi, dhe Drejtoresha Ekzekutive, Arieta Pozhegu, morën pjesë në sesionin informues të organizuar nga KIESA, lidhur me skemën e granteve për arsimin dual.
Kjo skemë synon të forcojë lidhjen ndërmjet bizneseve dhe sistemit të arsimit profesional, duke ofruar mbështetje financiare për kompanitë që investojnë në aftësimin dhe punësimin e të rinjve.
Programi mbështetet nga projekti “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i implementuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes KIESA-s, në bashkëpunim me LuxDev.
Afati i fundit për aplikim është 30 prill 2026, ndërsa aplikimet mund të dërgohen në email: arsimidual@rks-gov.net.
SHPDK inkurajon të gjithë anëtarët e interesuar që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM