Aktuale
Bien çmimet e naftës në bursat botërore, ndikimi në Kosovë mbetet minimal
Gjatë periudhës 18 mars – 18 prill, çmimet e naftës në bursat botërore kanë shënuar rënie të ndjeshme, ndërsa efekti i kësaj lëvizjeje në tregun vendor të Kosovës mbetet i kufizuar.
Sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Jakup Gashi, bursat botërore kanë regjistruar një rënie prej rreth -7.97% brenda një muaji, ndërsa në Kosovë ndikimi është dukshëm më i vogël, me vetëm rreth -1.15% ndryshim në çmime.
Ai thekson se kjo diferencë e madhe ngre pyetje mbi mënyrën se si përcillen çmimet nga tregjet ndërkombëtare në vend, duke e cilësuar situatën si një “zbutje të pazakontë” të efektit të rënies.
Sipas të dhënave të tij, një produkt që në tregjet ndërkombëtare ka pësuar lëvizje të konsiderueshme, në Kosovë ka ndryshuar vetëm nga 1.74 € në 1.72 €, duke reflektuar një rënie minimale./Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM